LAJME

Restaurohet shtëpia e familjes Vetimi në Prizren, ministri Çeku: Vazhdojmë ta mbrojmë në mënyrë efektive trashëgiminë kulturore të vendit

Restaurohet shtëpia e familjes Vetimi në Prizren, ministri Çeku: Vazhdojmë ta mbrojmë në mënyrë efektive trashëgiminë kulturore të vendit
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Shtator 2024, 20:51

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se ka përfunduar procesi restaurues në shtëpinë e familjes Vetimi, e cila gjendet në Qendrën Historike të Prizrenit.

Ministri Çeku me anë të një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se pas restaurimit ky objekt është i gatshëm për banim.

“Edhe një projekt i përfunduar. Shtëpia e familjes Vetimi që gjendet në Qendrën Historike të Prizrenit tashmë është restauruar dhe e gatshme për banim.

Vazhdojmë ta mbrojmë në mënyrë efektive trashëgiminë kulturore të vendit tonë”, ka shkruar Ministri Çeku.

Mund të jetë një imazh i dhomë ndenjjeje dhe brenda

Mund të jetë një imazh i brenda

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika