LAJME

Reshjet e shiut në vend, Policia apelon për kujdes në trafik

Reshjet e shiut në vend, Policia apelon për kujdes në trafik
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Maj 2024, 10:21

Policia e Kosovës ka apeluar për të gjithë shoferët që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion, pas reshjeve të shiut.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social, Facebook, Policia ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë”, shkruhet në njoftim.

 

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika