Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se, për shkak të reshjeve të dendura atmosferike, është turbulluar pjesërisht uji në burimet kryesore që furnizojnë qytetin e Prizrenit.
Në njoftim thuhet se, për arsye sigurie, qytetarët këshillohen të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e radhës.
“Për shkak të turbullirës në ujë, një sasi e konsiderueshme nuk do të futet në sistemin e furnizimit, gjë që do të shkaktojë mungesë të ujit dhe rënie të presionit në disa zona të qytetit,” – thuhet në komunikatën e ndërmarrjes.





