Pas reshjeve të borës, një qytetar ka dërguar disa pamje ku rruga Prishtinë – Pejë shihet të jetë në gjendje jo të mirë.
Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me u.d drejtorin e Departamentit të Menaxhimit të Rrugëve, Mal Lokaj, i cili tha se po vazhdon mirëmbajtja e rrugës.
“Kamionët janë në terren dhe gjithashtu po bëjnë shpërndarjen e kripës. Të gjitha mekanizmat janë në terren dhe nuk besoj se do të paraqiten probleme”, është shprehru Lokaj, njofton Klankosova.tv.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.