Kalo te përmbajtja
VENDI

Reshjet e borës në Kosovë, Range Rover tërheq kamionin gjigant në Ferizaj

Reshjet e borës në Kosovë, Range Rover tërheq kamionin gjigant në Ferizaj
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Janar 2022, 18:45

Kosova është përfshirë nga reshjet e borës këtë javë.

Gjatë ditës së hënë, bora ka vështirësuar qarkullimin në komunikacion në disa pjesë të vendit.

Në Ferizaj, qytetarët janë ankuar se rrugët nuk janë pastruar siç duhet nga komuna, dhe kjo ka bërë që të ketë edhe bllokim në trafik.

Në rrugën Ferizaj-Brezovicë, një qytetar me veturë luksoze Range Rover, ka vendosur t’i dalë në dihmë një kamioni, të cilin e tërheq tatpjetës pa vështirësi.

Ndërkaq, për shkak te rrugëve me ngrica, Policia e Kosovës ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.

Të dielën tre persona kanë vdekur në aksident komunikacioni dhe disa të tjerë kanë marrë lëndime trupore, si pasojë e rrugës së rreshqitshme dhe mos pershtatjes së shpejtësisë.

Kjo përmbajtje ofrohet nga cdn.jwplayer.com. Duke e ngarkuar, pranoni që cdn.jwplayer.com të vendosë cookies.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika