Mot i ftohtë dhe reshje bore ka pasur për gjatë këtyre dy ditëve në vendin tonë.
Nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njoftojnë se gjendja në rrugët që shpiejnë në pikat e kalimit kufitar është e kalueshme përkundër se ka borë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, në njoftimin thuhet se në magjistralen Pejë – Kullë mund të kalojnë vetëm automjetet e vogla.
Ndryshe, të shtunën zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se pavarësisht reshjeve të vazhdueshme, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme.
Durimishi thotë se kompanitë e pastrimit gjenden në terren.
“Kompanitë e kontraktuara nga MMPHI, janë në terren për pastrimin e akseve rrugore nga bora, normalizimin e qarkullimit rrugor dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e automjeteve që nga orët e hershme të mëngjesit. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdes gjatë vozitjes si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor”, ka deklaruar ai./Telegrafi/