LAJME

Reshje të dobëta bore, këto janë temperaturat për sot dhe nesër

Reshje të dobëta bore, këto janë temperaturat për sot dhe nesër
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Janar 2021, 07:46

Gjatë dy ditëve parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobëta bore, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.Reshjet më intensitet mesatar priten të bien në vise të larta kodrinore-malore.
Kjo situatë meteorologjike me këtë mot të ftohtë do të vazhdoj të paktën për tetë ditë të ardhshme dhe vije si pasojë e prezencës së masave ajrore të fuqishme me origjinë nga veriu i kontinentit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius.Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-9m/s.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika