LAJME

Reshje të dobëta bore e temperaturat në minus

Reshje të dobëta bore e temperaturat në minus
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Janar 2021, 07:41

Gjatë ditës parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobëta bore.Reshjet më intensitet mesatar priten të bien në vise të larta kodrinore-malore.

Kjo situatë meteorologjike me këtë mot të ftohtë do të vazhdoj të paktën për tetë ditë të ardhshme dhe vije si pasojë e prezencës së masave ajrore të fuqishme me origjinë nga veriu i kontinentit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius.Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-9m/s.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika