LAJME

Reshje bore dhe temperatura në minus, ky është moti deri të premten

Reshje bore dhe temperatura në minus, ky është moti deri të premten
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Dhjetor 2021, 07:48

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të ketë mot kryesisht të vranët.

Sipas IHK-së, në fillim dhe në fund të javës priten reshje të dobëta bore, ndërkaq temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, derisa ato maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.

“Mot kryesisht i vranët dhe i ftohët do të na shoqërojë gjatë javës që po na pret. Kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit. Parashihet që herë pas here të ketë fjolla të dobëta bore, sidomos në fillim javë dhe gjatë vikendit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i IHK-së:

Parashikimi i motit për pesë ditë (13 – 17 dhjetor 2021)

Mot kryesisht i vranët dhe i ftohët do të na shoqëroj gjatë javës që po na pretë.

Kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit. Parashihet që herë pas here të ketë fjolla të dobëta bore, sidomos në fillim javë dhe gjatë vikendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.

Në viset malore me lartësi mbidetare mbi 850m temperaturat do të jen për 2-3 gradë më të ulëta në të dy vlerat ekstreme. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika