- Reklama -

Reqica i Grupit Kumanova: Kemi pasur përkrahje e shtyrje nga Kosova, do të vijë koha të flasim me emra e mbiemra

Një prej anëtarëve të Grupit Kumanova, Fatmir Reqica, që është dënuar me 40 vjet burgim, ka thënë se diskriminimi që po i bëhej popullit shqiptar, ishte një prej arsyeve pse e morën atë rrugëtim nga Kosova për në Maqedoni.

Ai ka shpjeguar edhe një prej fotografive ku shihet bashkë me disa bashkëluftëtarë të tjerë, disa të vrarë e disa në burg.

- Reklama -

“Na për shqiptarët jemi çlirimtar dhe luftëtar të popullit tonë. Duke marrë parasysh ngjarjet që ndodhen në Maqedoni, diskriminimi që iu bë popullit shqiptar. Jemi ardhur me vullnet të mirë me ideal për bashkim kombëtar”, ka thënë Reqica.

“Në atë foto disa janë dëshmorë e disa jemi nëpër burgje. Në kufirin Kosovë-Maqedoni. Në një fshat që e lidh kufirin. Nuk ka qenë e lehtë ta kalojmë kufirin por kemi pasur kujdes të shtuar gjatë gjithë rrugës”, ka thënë ai në T7.

I pyetur nëse kanë pasur përkrahje nga Kosova, Reqica ka thënë se kanë pasur përkrahje, por se do të vijë koha kur do të zbulohen me emra e mbiemra se kush i ka mbështetur e kush i ka shtyrë për të marrë vendimin për t’u nisur drejt Kumanovës.

“Për fat të keq te na në Kosovë, nuk është folë. Sepse ne kemi pasë mbështetje nga Kosova. Kemi pas mbështetje nga shokët dashamirët, s’i kemi përmendur. Do të vijë një ditë do t’i përmendim me emra e mbiemra, se kush na ka mbështet dhe na kush na ka shty”, ka thënë ai.

Reqica ka treguar se është i dënuar me 40 vite burg dhe potencon se detyrën e tij e ka kryer.

“Unë jam 40 vjet i dënuar. Detyrën time e kam kryer”, ka deklaruar ai.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort