Republika e Kosovës ka shënuar një arritje historike dhe të shumëpritur: përfundimin e sistemit të adresave për të gjithë territorin e saj.
Pas vite të tëra pune, përkushtimi dhe bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe komunave, sot Kosova ka një sistem adresash të organizuar dhe të digjitalizuar, sipas standardeve ligjore dhe moderne evropiane.
Procesi i emërtimit të rrugëve ka qenë një nga sfidat më të mëdha institucionale ndër vite, jo vetëm përshkak të kompleksitetit teknik, por edhe për shkak të situatës politike dhe administrative në disa komuna.