Nga 188 mijë zogj nga ferma, që ndodhet rreth 60 kilometra në veri të Pragës, më shumë se gjysma ngordhën gjatë festës së Krishtlindjes. Më pas edhe 8 mijë zogj të tjerë ngordhën më 27 dhjetor.
Veterinerët vlerësojnë se ata do të heqin pjesën tjetër të shpendëve dhe do të shkatërrojnë rreth një milion vezë deri të mërkurën.
Sipas Administratës Shtetërore të Veterinarisë, kjo është një nga shpërthimet më të mëdha të gripit të shpendëve në historinë e vendit.





