LAJME

Renovohet shkolla e fshatit Vërmicë, i shtohet edhe një aneks i ri

Renovohet shkolla e fshatit Vërmicë, i shtohet edhe një aneks i ri
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Tetor 2024, 20:40

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se kanë përfunduar punimet e renovimit të tërsishëm në shkollës “Heronjtë e Lumës” në fshatin Vërmicë.

Shkollës gjithashtu iu shtua edhe një aneks i ri.

“Nxënësit dhe personeli i SHFMU “Heronjtë e Lumës” në fshatin Vërmicë e filluan vitin e ri shkollor në ambiente tërësisht të renovuara dhe me një aneks të ri të ndërtuar.

Projekti i Drejtorisë Komunale të Arsimit përfshin një ndërtesë moderne me tri kate, duke përfshirë bodrumin, përdhesën dhe një kat të sipërm, me një sipërfaqe totale prej 765m².

Shkolla përmban klasat për nxënësit, kabinete  për mësimdhënie, zyra për administratën si dhe hapësira për lojëra rekreative dhe sportive.

Janë vendosur gjithashtu makineritë për ngrohje me lëndë djegëse, për të siguruar një mjedis të ngrohtë gjatë stinëve të ftohta, që kanë përmirësuar kushtet për nxënësit dhe stafin shkollor.”, thuhet në njoftim.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika