Pas rënies së numrit të vdekjeve dhe rasteve të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë, kanë filluar kërkesat për lirimin e masave që janë në fuqi për parandalimin e përhapjes së virusit.Lirimin e masave e kanë kërkuar së pari kryetarët e komunave, të cilët kanë propozuar së paku lehtësim të masave për qytetarët e vaksinuar kundër COVID-19.
Rënia e rasteve me virusin korona, kërkohet nga Qeveria lirimi i masave

Në anën tjetër, gjatë ditës së djeshme ka reaguar edhe Shoqata e Gastronomëve, të cilët kanë thënë se janë bërë dy javë që nga hyrja në fuqi e masave të reja anti-COVID, përderisa janë ankuar se kërkesat e tyre ndaj institucioneve po hasin në “vesh të shurdhër”.
Gjatë javës së kaluar në Kosovë janë regjistruar nëntë vdekje dhe 193 raste të reja me COVID-19, kurse vetëm gjatë ditës së djeshme janë regjistruar dy raste të vdekjes dhe 14 raste të reja pozitive me koronavirus.Aktualisht, në Kosovë janë 1 mijë e 95 raste aktive me COVID-19, ndërsa deri më tani janë administruar 1.456.845 doza të vaksinave kundër COVID-19.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

