• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Sunday, June 4, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home EKONOMI

Rënia e Bruto Produktit Vendor rrit papunësinë dhe varfërinë

tvprizreni by tvprizreni
November 1, 2020
in EKONOMI, LAJME, PRIZRENI ME RAJON
0
Rënia e Bruto Produktit Vendor rrit papunësinë dhe varfërinë
0
SHARES
144
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rënia e Bruto Produktit Vendor në Kosovë, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi, do të sjellë më shumë humbje të vendeve të punës, rrjedhimisht rritje të shkallës se varfërisë, thonë profesorët e Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, Berim Ramosaj dhe Driton Qehaja.

Ekonomia e Kosovës, sipas Bankës Botërore, gjatë këtij viti do të tkurret për -8.8 për qind, çka ka rezultuar që Bruto Produkti Vendor në gjashtëmujorin e parë të këtij viti të bie për – 9,28 për qind.

Rënia në këtë shifër, sipas një hulumtimi të Institutit GAP, ka bërë që “prodhimi i brendshëm në Kosovë të shënoi rënien më të madhe që nga paslufta”.

Bruto Produkti Vendor (BPV), është treguesi kryesor dhe më i rëndësishëm makroekonomik në sistemin e llogarive kombëtare, i cili paraqet rezultatet finale të prodhimit në të gjitha aktivitetet e njësive prodhuese rezidente.

Bruto Produktit Vendor është llogaritur sipas tri elementeve: qasja e prodhimit, qasja e shpenzimeve dhe qasja e të ardhurave në Republikën e Kosovës.

Sipas të dhënave zyrtare, BPV-ja për vitin 2019 ishte mbi 7.1 miliardë euro, kurse BPV-ja për kokë banori ka qenë 3,566 euro, përderisa rritja reale ekonomike ka qenë 4.2 për qind.

Përveç Kosovës, të dhënat e Bankës Botërore, tregojnë se edhe vendet e Ballkanit Perëndimor do pësojnë rënie ekonomike gjatë këtij viti si pasojë e COVID -19.

Qehaja: Kosova në shok ekonomik

Bruto Produkti Vendor do jetë rreth një miliard euro më pak gjatë këtij viti. Me gjithë këtë rënie, profesori i makroekonomisë, Driton Qehaja, shprehet se Kosova me shifrat aktuale nuk klasifikohet në krizë, por në shok ekonomik.

Por, nëse një situatë e tillë vazhdon edhe muajit e ardhshëm, Kosova sipas tij, do ballafaqohet me krizë ekonomike.

“Pra, përkeqësim në të gjithë variablet ekonomike, si në sektori real, sektorin financiar dhe qeveritar. Në këtë rast kuptojmë edhe të hyrat, shpenzimet qeveritare edhe shpenzimet kapitale”, tha Qehaja për Radion Evropa e Lirë.

Ramosaj: Rënia e konsumit ka zvogëluar BPV-në

Profesori tjetër i ekonomisë, Berim Ramosaj, thotë se me rënien ekonomike, zvogëlohen investimet kapitale vendore dhe ndërkombëtare, rrjedhimisht bie niveli i financimit të zhvillimit. Rënia e këtyre parametrave ndikon në rritjen e shkallës së papunësisë dhe varfërisë.

“Kur ka më pak investime, shpërndarja bëhet më problematike sepse kur nuk prodhohet nuk ka çka të ofrohet. Shumica e shteteve, këtë humbje po mundohen ta mbulojnë me forma të ndryshme, qoftë me borxhe ndërkombëtare, vetëm që të ndihmohen qytetarët dhe bizneset”, tha Ramosaj.

Të hyrat e aktiviteteve ekonomike që u prekën më së shumti nga rënia e shpenzimeve janë industria e ndërtimit me 47 për qind, pasuar nga tregtia, transporti, akomodimi dhe gastronomia me 24 për qind. Po, ashtu gjatë gjashtëmujorit të parë këtij viti, industritë deklaruan rreth 594 milionë euro ose 11 për qind më pak qarkullim në Administratën Tatimore të Kosovës sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Profesori Qehaja thotë se Qeveria e Kosovës duhet të gjejë forma që të ndihmojë kompanitë prodhuese, në mënyrë që të përmirësohet Bruto Produkti Vendor.

“Kërkesa agregate nuk duhet të shpenzohet në mallra të importuara. Edhe pse qeveria e ka të vështirë të përcaktojë mënyrën e blerjes së konsumatorëve, pasi tregu është i lirë, por së paku në këtë kohë pandemie, duhet përmes politikave të ndryshme, të mbështesë kompanitë vendore. Sepse përkeqësimi i gjendjes se industrisë prodhues, sjell humbje të vendeve të punës, problem ky që ndikon në përkeqësim e parametrave tjerë ekonomikë”, tha Qehaja.

Mbështetje për industrinë e prodhimit ka kërkuar edhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës. Ky Klub ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të lirojë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për blerje të produkteve dhe shërbimeve vendore.

Sipas këtij klubi, lirimi nga TVSH-ja, do të ndikonte direkt në rritje të konsumit të produkteve vendore.

Në Kosovë janë të përcaktuara dy norma të TVSH-së: norma standarde 18 për qind dhe norma e reduktuar 8 për qind.

Ndryshe, humbjet e deritashme në ekonominë e Kosovës, që nga muaji mars i këtij viti, të shkaktuara nga pandemia, sipas përfaqësuesve të bizneseve, vlerësohen të jenë një miliard euro, kurse deri në fund të vitit mund të humbin mbi 30 mijë vende pune.

Download Nulled WordPress Themes
Download WordPress Themes
Download WordPress Themes
Download Nulled WordPress Themes
online free course
download huawei firmware
Premium WordPress Themes Download
online free course
Previous Post

Mrekulli në Turqi, nëna dhe tre fëmijët nxirren të gjallë pas 23 orësh nën rrënoja

Next Post

Qeveria vendos masat e reja anti-Covid

Next Post
Qeveria vendos masat e reja anti-Covid

Qeveria vendos masat e reja anti-Covid

Të Fundit

NATO dënon sulmin e Iranit, Stoltenberg: Aleanca po ofron mbështetje

Stoltenberg përshëndet vendimin e Turqisë për dërgesën e trupave shtesë në Kosovë

June 4, 2023
Policia kufitare parandalon dy raste të kontrabandës në kufi me Serbinë

Policia kufitare parandalon dy raste të kontrabandës në kufi me Serbinë

June 4, 2023
Zgjedhjet e reja në veri: Osmani dhe Kurti pajtohen, PDK-ja jo

Kurti: Grupet fashiste që përshkallëzuan situatën në veri janë në listat e pagave në Serbi

June 4, 2023
Kurti thotë se Vuçiqi ia refuzoi ofertën për një asociacion të hartuar nga ai

Kurti për Hetemin: E falënderoj nga zemra për qëndresën e tij shembullore

June 4, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

NATO dënon sulmin e Iranit, Stoltenberg: Aleanca po ofron mbështetje

Stoltenberg përshëndet vendimin e Turqisë për dërgesën e trupave shtesë në Kosovë

June 4, 2023
Policia kufitare parandalon dy raste të kontrabandës në kufi me Serbinë

Policia kufitare parandalon dy raste të kontrabandës në kufi me Serbinë

June 4, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.