Reshjet e shumta të cilat kanë filluar që nga dita e djeshme kanë rënduar gjendjen nëpër rrugët e Kosovës.Kështu ka ndodhur edhe në Malishevë, ku për pasojë disa rrugë janë bërë të pakalueshme.
Komuna me anë të një komunikate për media ka bërë thirrje tek vozitësit që të kenë kujdes të shtuar si dhe të marrin masat e nevojshme.
Rëndohet gjendja në Malishevë, rrugët vërshohen nga uji pas reshjeve të shumta të shiut

“Reshjet e pandërprera të shiut dhe borës, kanë bërë që në rrugë të ketë sasi të konsiderueshme të ujit, prandaj kërkohet nga të gjithë vozitësit, që të bëjnë kujdes të shtuar dhe ti marrin masat e nevojshme mbrotjëse. Po ashtu kërkohet nga të gjithë qytetarët, që të mos lëvizin pa nevojë, pasi në disa rrugë ka vështirësi në qarkullim për shkak të reshjeve të pandërprera të shiut”, thuhet në komunikatë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

