LAJME

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” priti përfaqësueset e grupit joformal të kuvendareve të Komunës së Prizrenit

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” priti përfaqësueset e grupit joformal të kuvendareve të Komunës së Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Korrik 2026, 07:29

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, i shoqëruar nga prorektori për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore, Prof. Ass. Dr. Luan Vardari, prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan, prorektorja për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, Prof. Ass. Dr. Adelina Rakaj, si dhe sekretari i Përgjithshëm, MSc. Nexhmedin Krasniqi, priti në takim përfaqësueset e grupit joformal të kuvendareve të Komunës së Prizrenit.

Në takim morën pjesë kryetarja e grupit joformal të kuvendareve të Komunës së Prizrenit, Trendelina Kastrati, si dhe anëtaret Ymran Fusha, Zikreta Aliti, Sevil Kazaz, Sevilay Hapci, Albulena Balaj Halimaj, Shqipe Shatri dhe Mimoza Memaj.

Sipas njoftimit, gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit “Ukshin Hoti” dhe grupit joformal të kuvendareve të Komunës së Prizrenit, me fokus zhvillimin e aktiviteteve dhe iniciativave të përbashkëta në interes të komunitetit.

Në përfundim të takimit, thuhet se të dyja palët shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin dhe për të realizuar iniciativa të përbashkëta në të ardhmen.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika