Faqja zyrtare e Universitetit Publik të Prizrenit, njofton se në mbledhjen e fundit të Konferencës së Rektorëve të Universiteteve publike, Mentor Alishani, rektor i Universitetit “Ukshin Hoti”, është zgjedhur zëvendëskryesues i Konferencës, duke pasuar zgjedhjen e , Arben Hajrullahut, rektorit të Universitetit të Prishtinës, si kryesues. Këto vendime u morën unanimisht, pa asnjë votë kundër apo abstenim, gjatë takimit të mbajtur në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës.
Rektori i Universitetit “ Ukshin Hoti”, Mentor Alishani, zgjedhet zv/kryesues i Konferencës së Rektorëve të Universiteteve publike në Kosovë

Në konferencë morën pjesë edhe drejtues të tjerë të universiteteve publike, përfshirë Agron Bajraktarin, rektorin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj; Artan Dërmakun, rektorin e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” Armand Krasniqin, rektorin e Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka” Drilon Bunjakun, rektorin e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, si dhe Mihane Kerollin, rektoren e Kolegjit Publik Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë.
Konferenca e Rektorëve funksionon sipas një udhëzimi administrativ të lëshuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, i cili përcakton detyrat dhe përgjegjësitë e saj, thuhet në fund të këtij njoftimi.



Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

