Ndryshimet e motit, sidomos në javën e fundit të korrikut, kur temperaturat kanë shënuar rritje të madhe, është shumë e nevojshme që të kujdesemi me masë të shtuar për shëndetin.
Ndër preventivat e para, padyshim që është mos ekspozimi ndaj diellit, në periudhat e ditës kur temperaturat e arrijnë maksimalen, nga ora 11:00 deri në 17:00.
Kurse për ata që nuk e kanë këtë mundësi, pasi puna e përditshme i detyron të jenë jashtë dhe në diell, doktoresha Ilirjana Latifi – Fejzullahu rekomandon që të veshin rroba sa më të holla, me ngjyra sa më të zbehta. Poashtu vendosja e kapeleve dhe syzeve duhet të merret në konsideratë, pasi mbrojnë nga “goditjet” e rrezeve të diellit.





