• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Sunday, April 2, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Regjistrimi i popullsisë -Të punojmë që ta kthejmë fuqinë punëtore në Kosovë

tvprizreni by tvprizreni
November 10, 2022
in LAJME
0
Regjistrimi i popullsisë -Të punojmë që ta kthejmë fuqinë punëtore në Kosovë
0
SHARES
38
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Është mbajtur dita e dytë e konferencës “Java e Regjistrimit të Popullsisë 2023”, organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), me mbështetjen e UNFPA-së.

Apostol Simovski, drejtor i Entit të Statistikave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke folur për mësimet e nxjerra nga regjistrimi i popullsisë në këtë shtet, tha se problem kryesor në të gjithë rajonin është largimi i të rinjve të arsimuar nga vendi.

Sipas tij, shteti duhet ta ketë një fotografi të qartë të këtij problemi. Ai shtoi se duhet të mblidhen të dhëna për ata që kanë imigruar dhe të krijojnë politika që ata një ditë të kthehen.

“Mendoj se këto do të jenë të rëndësishme për ju, ne po jetojmë në regjionin e njëjtë kemi probleme të ngjashme që duhet t’i zgjidhim. Më e rëndësishme është që të ndjekim rekomandimet e OKB-së. Duhet ta bëjmë një fotografi të qartë. Është për të mirën e vendit jo për të tjerët. 20 vite shteti ka qenë pa të dhëna në regjistrim”.

“Në po humbim popullsinë, ne po e humbim popullatën e dytë, të rinjtë janë duke u larguar. Ky është problemi më i madh brenda regjionit. Së pari një boshllëk në fuqi punëtore, po i humbim burimet njerëzore, po i humbim të arsimuarit. Ne për 20 vite nuk kemi pasur regjistrim në vendin tonë”.

“Kemi vendosur që mos të përdorim letrën për regjistrim, jemi në vitin 2022, dhe kjo është punë më e lehtë. Nëse përdorim teknologjinë është më e lehtë dhe ju jep më shumë kohë. Kemi përdorur studentët më shumë për mbledhjen e statistikave. Pjesa e migrimit është një problem shumë i madh po i humbim më të mirët. Ju duhet të mblidhni të dhëna për ata që janë jashtë vendit, ku jetojnë, pse jetojnë. Të krijoni politika që ata të kthehen”, tha ai.

Ilir Berisha, zv.kryeshef Ekzekutiv në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, foli për rëndësinë që e ka dhënia e informatave të besueshme duke përmendur këtu parimet që duhet të ndjekin.

“Sistemi i statistikave do t’iu ofrojnë institucioneve shtetërore, shoqërisë civile, ndërkombëtarëve dhe popullatës informata cilësore statistikore. Kosova sikur se vendet e tjera ka nevojë për të dhënë të rifeskuara. Të dhënat e regjistrimit të popullsisë kanë një rëndësi të madhe për besueshmëri të statistikave tek shfrytëzuesi”.

Ramije Topxhiu-Mustafa nga Këshilli Statistikor i Kosovës në ASK, tha se këto të dhëna kanë ndikime në shumë fusha.

Ajo në prezantimin e saj foli për ndikimin që kanë këto të dhëna në fushën e ekonomisë, në shoqëri, në mjedis dhe në çështjet gjinore.

“Të diskutohet për regjistrimin e popullsisë është sfidë ne vetë. Rëndësia e të dhënave nga regjistrimi i popullsisë është se ato ndikojnë në ekonominë, do të ketë ndikim shoqëror, ndikimi në mjedisor, ndikim në të drejtat themelore si dhe ndikim në çështjet gjinore. Regjistrimi i popullsisë jep të dhëna thelbësore për themelimin e politikave”, tha ai.

/GazetaSinjali/

Download Premium WordPress Themes Free
Free Download WordPress Themes
Download Best WordPress Themes Free Download
Premium WordPress Themes Download
online free course
download lenevo firmware
Premium WordPress Themes Download
udemy paid course free download
Previous Post

WhatsApp po përgatit një përditësim të madh, mënyra se si komunikoni me miqtë po ndryshon

Next Post

Franca dhe Gjermania përkujtojnë armëpushimin e vitit 1918 – model për Ballkanin, pajtimi është i mundur edhe mes ish-armiqve historikë

Next Post
Franca dhe Gjermania përkujtojnë armëpushimin e vitit 1918 – model për Ballkanin, pajtimi është i mundur edhe mes ish-armiqve historikë

Franca dhe Gjermania përkujtojnë armëpushimin e vitit 1918 – model për Ballkanin, pajtimi është i mundur edhe mes ish-armiqve historikë

Të Fundit

Moti sot i vranët, pasdite pritet reshje shiu

Moti sot kryesisht i vranët, por edhe me intervale me diell

April 2, 2023
Xhelal Sveçla: Djegia e veturave në veri e orkestruar nga Beogradi

Xhelal Sveçla: Djegia e veturave në veri e orkestruar nga Beogradi

April 1, 2023
FSK-ja realizon garën “Forca 2022”

Hiqet dorë nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak

April 1, 2023
Kryeministri malazez pret një sezon rekord turistik

Kryeministri malazez pret një sezon rekord turistik

April 1, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Moti sot i vranët, pasdite pritet reshje shiu

Moti sot kryesisht i vranët, por edhe me intervale me diell

April 2, 2023
Xhelal Sveçla: Djegia e veturave në veri e orkestruar nga Beogradi

Xhelal Sveçla: Djegia e veturave në veri e orkestruar nga Beogradi

April 1, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.