- Reklama -

Regjistrimi i popullsisë në veri, sfidë e madhe

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) është në fazën e përgatitjeve për projektin më të madh nacional, regjistrimin e popullsisë, ka thënë ushtruesi i detyrës së kryeshefit, Ilir Berisha. Por, ai ka theksuar se regjistrimi i popullsisë në pjesën veriore të Kosovës do të jetë sfidë për këtë agjenci.

Krejt kjo pas dorëheqjes së kryetarëve të katër komunave, duke bërë kështu që të pamundësohet që të krijohen komisionet komunale të cilat sipas Ligjit duhet të jenë aktive gjashtë muaj para regjistrimit.

- Reklama -

Sipas tij, tash pritet që të amandamentohet ligji në mënyrë që të krijohen komisionet në këto katër komuna.

“Gjitha aktivitet tona, gjitha parapërgatitjet tona kanë qenë që regjistrimi të bëhet për tërë territorin e Kosovës, po tani më siç jemi të informuar në katër komunat e Kosovës në pjesën veriore pati një dorëheqje të kryetarëve dhe u deshën që të realizohen zgjedhjet e reja. Sipas ligjit që është janë afatet e caktuara ku duhet që të krijohen komisionet komunale të regjistrimit që janë gjashtë muaj përpara regjistrimit të popullsisë”.

“Meqenëse në atë periudhë kur në komunat tjera në 38 komuna të tjera ishin krijuar komisionet komunale të regjistrimit, të katër komunave veriore nuk ishin në komisione. Ne presim që të amandamentojmë ligjin për shkak se tani më kanë kaluar ato gjashtë muaj dhe të krijohen edhe komisionet komunale në katër komunat veriore”, tha ai për EO.

Sipas tij, duhet sensibilizim institucional dhe ndërkombëtar për t’i vetëdijesuar qytetarët e veriut që regjistrimi është në të mirën e tyre.

“Ne konsiderojmë që është sfiduese, por megjithatë me një sensibilizim më të fortë me përkrahjen edhe të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë që janë këto, e konsiderojmë që është edhe në interesin e vetë qytetarëve që jetojnë në atë pjesë që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë që fondet e qeverisë të shkojnë në vendin e duhur dhe nevojat e tyre konkrete për ato njësi të vendbanimit që jetojnë popullsia rezidente sepse vetëm regjistrimi i popullsisë tregon për numrin e banorëve dhe për kushtet socio-ekonomike të cilët jetojnë atje dhe i vë në pah nevojat apo mungesat që i kanë. Qeveria orientohet që fondet për këto politika t’i orientoj te vendbanimet e caktuara”, tha ai.

Berisha u shpreh se kjo agjenci është në fazën e parapërgatitjeve për të shpallur konkurset e ndryshme për t’i kontraktuar kompanitë të cilat do të merren si me sensibilizim e qytetarëve për tu regjistruar, gjithashtu edhe kompanitë të cilat do të merren edhe me aktivitetet e tjera te shërbimeve.

“Aktualisht Agjencia e Statistikave të Kosovës është e përkushtuar në projektin më të madh nacional për statistika të vendit, për projektin e regjistrimit të popullsisë. Tanimë janë kryer një numër i madh i aktiviteteve dhe jemi në fazën e parapërgatitjeve për të shpallur konkurset e ndryshme për t’i kontraktuar kompanitë të cilat do të merren si me sensibilizim gjithashtu edhe kompanitë të cilat do të merren edhe me aktivitetet e tjera te shërbimeve. Me fushata kemi filluar që nga viti i kaluar mirëpo intensiteti i fushatës sensibilizuse për pjesëmarrjen e regjistrimit të popullsisë do të jetë me një intensitet më të madh kur do të afrohet data e regjistrimit të popullsisë që të jetë më aktive”, tha ai.

Procesi i regjistrimit të popullsisë parashihet të nis më 1 shtator të këtij viti i cili do të zgjasë deri me 16 tetor./ EkonomiaOnline

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort