Ish-ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se pas ndryshimeve të miratuara në Këshillin Prokurorial të Kosovës, fillon punën përbërja e re prej 7 anëtarëve. Haxhiu gjithashtu tha se sapo të konstituohet Kuvendit, do të zgjidhet edhe anëtari i mbetur joprokuror.
Reforma në KPK, Haxhiu: Sapo të konstituohet Kuvendi, do të zgjidhet edhe anëtari joprokuror

“Si rezultat i ndryshimeve të miratuara, nga janari 2026 Këshilli Prokurorial i Kosovës fillon punën me përbërjen e re ligjore prej 7 anëtarë. Për dallim nga përbërja e kaluar, balanci mes anëtarëve prokurorë dhe joprokurorë është dukshëm më i afërt. Kjo siguron që KPK, si një institucion kyç për funksionimin e drejtësisë, të mos mbetet një rreth i mbyllur i grupeve të interesit brenda sistemit prokurorial, por të përfshijë edhe zëra të pavarur nga jashtë, që marrin vendime pa u ndikuar nga askush. Sapo të konstituohet Kuvendi, do të sigurohemi që edhe anëtari i mbetur joprokuror të zgjidhet pa vonesa, përmes një procedure që garanton përzgjedhjen e një kandidati të përgatitur dhe pa ndikime politike, e i cili propozohet nga Komisioni me përbërje profesionale, ashtu siç parasheh Ligji i ri”, ka thënë Haxhiu në profilin e saj në Facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kujtim Gashi tërhiqet nga kandidimi për deputet: Nuk po largohem nga angazhimi politik

Rikthehet në operim Njësia A4 e TC Kosova A, përfundon me sukses procesi i sanimit

Pezullohet përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur në Kosovë

