LAJME

Refki Piraj zgjedhet Gjyqtar Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash.

Refki Piraj zgjedhet Gjyqtar Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash.
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Nëntor 2021, 16:18

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), sot në mbledhjen e 272-të, ka votuar gjyqtarin Refki Piraj, si Gjyqtar Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Prizren – dega në Dragash, me mandat 5 vjeçar i cili mandat do t’i filloj nga data 1 dhjetor 2021.

Gjyqtari Refki Piraj që nga viti 2010 ushtron detyrën e gjyqtari kur kishte filluar në Gjykatën Komunale në Prizren, kurse nga janari i vitit 2013 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore Prizren – Departamenti Përgjithshëm – Divizioni Penal, pozitë të cilën e ka mbajtur deri më sot.

Paraprakisht nga vitit 2007 deri në vitin 2010 gjyqtari Refki Piraj ishte angazhuar si avokat në Odën e Avokatëve të Kosovës, kurse provimin e Jurisprudencës e kishte përfunduar në vitin 2007.

U.D., së Kryetarit të Gjykatës, Artan Sejrani, gjyqtarët dhe i gjithë stafi administrativ i urojnë detyrën e re gjyqtari Refki Piraj, duke i dëshiruar suksese në angazhimin e tij në degën e Gjykatën Themelore në Dragash.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika