SPORT

Referi ia ndihmoi fitoren Sllovenisë ndaj Kosovës

Referi ia ndihmoi fitoren Sllovenisë ndaj Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Nëntor 2020, 21:47

Kosovës i ka munguar fati për të marrë pikë të dielën mbrëma në Lubjanë. Kosova pësoi 2:1 nga Sllovenia në kuadër të Ligës së Kombeve. Sllovenët golin e fitores e kanë shënuar në minutën e 94-t, madje nga pika e bardhë e cila ishte mjaft e dyshimt.

Ishte Josip Iliçiq që realizoi penalltinë që u dha për lojë me dorë të Fidan Alitit.

Kosova në pjesën e dytë ka qenë më e rrezikshme, por në fund ka mbetur pa pikë.

Është ndeshja e dhjetë rresht e Kosovës pa fitore. Gjatë kësaj serie ka tetë humbje e dy barazime.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika