SPORT

Real Madridi publikon formacionin zyrtar për finalen ndaj Liverpoolit

Real Madridi publikon formacionin zyrtar për finalen ndaj Liverpoolit
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Maj 2022, 19:28

Real Madridi ka publikuar dy orë më herët formacionin zyrtar për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit të shtunën.

Trajneri Carlo Ancelotti ka vendosur në fushë 11-shen të cilën e ka përdorur në ndeshjet vendimtare të këtij edicioni në Champions.

Karim Benzema dhe Vinicius Junior startojnë në fazën ofanzive, së bashku me Federico Valverden që do ta luajë rolin e sulmuesit të djathtë.

Mesfusha përbëhet nga Luka Modric, Toni Kroos e Casemiro.

Në mbrojtje, Dani Carvajal, Eder Militao, David Alaba e Ferland Mendy. Në portë Thibaut Courtois.

Ndeshja do të fillojë nga ora 21:00.

https://twitter.com/realmadriden/status/1530588747007463425?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1530588747007463425%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Fsport%2F327602%2Freal-madridi-publikon-formacionin-zyrtar-per-finalen-ndaj-liverpoolit%2F

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika