Duke filluar nga sot në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-COVID të cilët u morën nga Qeveria Kurti.
Në mesin e masave të marra nga kjo qeveri theksohej se ndalohet grumbullimi i më shumë se 10 personave në një ambient të mbyllur.
Por një video e publikuar së fundi nga gastronomët thekson se gjendja e njëjta nuk është në bufenë e Qeverisë së Kosovës.
Madje në video-incizimin e shfaqur në Facebook shihet një numër i madh i njerëzve duke pirë kafe në një ambient të mbyllur siç është bufeja e Qeverisë së Kosovës.
Pas kësaj ka reaguar zyrtari për informim nga Qeveria Kurti, Përparim Kryeziu i cili tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
Sipas tij pamjet në një video-incizim që po qarkullon në rrjetet sociale nuk janë nga bufeja e ndërtesës së Qeverisë, shkruan lajmi.net.
“Pamjet në një videoinçizim që po qarkullon në rrjetet sociale, nuk janë nga bufeja e ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës.Pamja e bufesë së Qeverisë është kjo në fotot e mëposhtme”, tha ai.
Pamjet në një videoinçizim që po qarkullon në rrjetet sociale, nuk janë nga bufeja e ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Pamja e bufesë së Qeverisë është kjo në fotot e mëposhtme.
Posted by Perparim Kryeziu on E mërkurë, 7 April 2021