LAJME

Reagon Zafir Berisha pas raportimeve për kanosjen e Shaqir Totajt “Lajme për like”

Reagon Zafir Berisha pas raportimeve për kanosjen e Shaqir Totajt “Lajme për like”
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Qershor 2022, 14:01

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, dje e ka denoncuar për kanosje ish-deputetin Zafir Berishën në Polici.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Pas raportimeve në media, ka reaguar kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha.

Ai në Facebook i ka quajtur rrena raportimet mediale.

Kujtojmë se PDK dhe Nisma janë në bashkëqeverisje në Prizren.

Postimi i Zafir Berishës pa ndërhyrje:

Pasi disa sms që më prishën koncentrimin në një filmi shumë intetesat, desha ti pyes konspiracionistët dhe ata që “marrin vesh” në “ lajme për lice”, a ka edhe ndonjë rren pa dalën në adres time a jo?

Nëse ka, le ti “zbulojn” para se me ik në pushime, se po më duket sivjet edhe detin kanë vendos mos me më lën me shiju si duhet!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika