LAJME

Reagon u.d. kryetari i OVL të UÇK-së, Klinaku: Aktgjykimi i Speciales ndaj Pjetër Shalës është politik

Reagon u.d. kryetari i OVL të UÇK-së, Klinaku: Aktgjykimi i Speciales ndaj Pjetër Shalës është politik
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Korrik 2024, 15:34

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Pjetër Shalës në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Klinaku ka thënë se ashtu sikur në aktgjykimet e kaluara, edhe në rastin e Shalës Specialja ka marrë vendime politike.

“Gjykata Speciale në Hagë në emër të popullit dënon luftëtarët e UÇK-së, por duke u bazuar në dëshmi të pushtuesit serb e me dëshmi të dëshmitarëve të fshehur nga populli.

Ashtu sikur në aktgjykimet e kaluara, edhe në rastin e bashkëluftëtarit Pjetër Shala, Gjykata Speciale aktgjykimet i merr politikisht”, shkroi ai.

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale ka ka dënuar Shalën me 18 vjet burgim për krime lufte.

Shala është shpallur fajtor për veprën penale të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme, si krim lufte./GazetaSinjali/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika