Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla ka reaguar pas lirimit të dy serbëve që u arrestuan të dielën në Prizren, e për të cilët u tha se ishin oficerë aktiv të shërbimeve të sigurisë serbe.Sveçla përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar forca e ligjit dhe e drejtësisë në këtë rast nuk ka pasur peshë.
Reagon Sveçla pas lirimit të dy serbëve: Duket qartë forca e ligjit dhe e drejtësisë këtu nuk ka pasur peshë

“Nuk di cila forcë tjetër i ka liruar këta persona sepse siç duket qartë forca e ligjit dhe e drejtësisë këtu nuk ka pasur peshë”, ka thënë Sveçla.Ndërkaq, Prokuroria Themelore e Prizrenit ka theksuar se është konstatuar se aktualisht nuk ekziston dyshimi i bazuar, si standard i nevojshëm ligjor për të justifikuar paraqitjen e kërkesës për masën e paraburgimit apo ndonjë masë tjetër për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë.
“Prokuroria mbetet e përkushtuar të veprojë me përgjegjësi të lartë, duke respektuar të drejtat e palëve dhe duke siguruar zbatimin e ligjit në mënyrë të drejtë dhe objektive”, thuhet në njoftim.Ndryshe, javën e kaluar gjatë realizimit të një operacioni janë ndaluar gjithsej 16 persona, të cilët po udhëtonin me katër vetura me targa të qytetit të Kragujevcit të Serbisë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Prattipati pret Isufajn, takohen për herën e dytë brenda shtatorit

Seanca e Kuvendit caktohet për të hënën, Tahiri: Kryesia u pajtua për deklaratën e përbashkët kundër vendimit të Speciales

Kryesia e Kuvendit nis mbledhjen e parë të legjislaturës së 11-të

