Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka sqaruar pjesëmarrjen e Albena Reshitaj në seancën e jashtëzakonshme për votimin e presidentit të vendit.
Reagon Ramush Haradinaj, Albena Reshitaj nuk tregoi ‘diciplinë’ karshi vendimit të AAK-së

“Sot jam informuar nga Albena Reshitaj se ajo po mendon me marrë pjesë në seancë, i kam thënë që nuk jam dakord që mos të marrë pjesë. Unë i kam thënë që neve nuk na është kërku një rol si subjekt politik, për të kontribu si AAK, duke mos pas asnjë rol ne jemi përjashtu, e konsideroj të padrejtë vendimin e zonjës Reshitaj”, ka thënë Haradinaj për TV Dukagjini.
“Nuk na është kërku, nuk na është ofru ky rol, ky qëndrim është jo i drejt jo i duhur i Reshitaj. Është vendim jashtë diskutimeve që i kemi marrë në parti, në kryesi”, ka shtuar tutje Haradinaj.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

