Home LAJME Reagon NATO pas raportimeve se raketat ruse ranë mbi Poloni

Reagon NATO pas raportimeve se raketat ruse ranë mbi Poloni

0
Reagon NATO pas raportimeve se raketat ruse ranë mbi Poloni

NATO ka reaguar pas raportimeve se dy raketa ruse kanë rënë mbi Poloni, i cili është edhe shtet anëtar i kësaj organizate.

Nga NATO kanë thënë se janë duke përcjellur raportimet e fundit për sulm të mundshëm nga Rusia mbi Poloni dhe se po koordinohen ngushtë me qeverinë polake, raporton CNN, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

“Ne po i shqyrtojmë këto raporte dhe po koordinohemi ngushtë me aleatin tonë, Poloninë”, ka thënë një zyrtar i NATO’s për CNN.

Traktati i NATO-s, Neni 5 parashikon që nëse një aleat i NATO-s është viktimë e një sulmi të armatosur, çdo anëtar tjetër i Aleancës do ta konsiderojë këtë akt dhune si një sulm të armatosur kundër të gjithë anëtarëve dhe do të ndërmarrë veprimet që i konsideron të nevojshme për të ndihmuar aleatin e sulmuar.

“Palët bien dakord se një sulm i armatosur kundër një apo më shumë prej tyre në Evropë apo në Amerikën e Veriut do të quhet si sulm kundër të gjitha atyre dhe si pasojë bien dakord që, nëse ndodh një sulm i tillë, secila nga ato, në ushtrim të të drejtës së vetëmbrojtjes kolektive apo individuale të njohur nga Neni 51 i Kartës së Kombeve të Bashkuara, do të ndihmojë Palën apo Palët e sulmuara në këtë mënyrë duke ndërmarrë menjëherë, individualisht dhe në bashkërendim me Palët e tjera, ato veprime që i vlerëson si të nevojshme, përfshirë këtu përdorimin e forcave të armatosura, për të rivendosur dhe ruajtur sigurinë në zonën e Atlantikut të Veriut.

Çfarëdo sulmi i tillë i armatosur dhe të gjitha masat e marra si rrjedhojë e tij do t’i njoftohen menjëherë Këshillit të Sigurimit. Masa të tilla do të përfundojnë kur Këshilli i Sigurimit të ketë marrë masat e nevojshme për të rivendosur dhe ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, thuhet në Nenin 5.

Si pasojë e raportimeve se dy raketa ruse kanë rënë mbi një qytet kufitar në Poloni, ku edhe humbën jetën dy persona, qeveria polake ka thirrur mbledhje të Sigurisë Kombëtare.

Një zyrtar i qeverisë, ka thënë se ky takim është thirrur “si pasojë e një situate emergjente”, pa shtuar më tepër informata, raporton tutje CNN.

Ai ka thënë se detajet do të bëhen publike pas takimit, derisa autoritetet polake ende nuk kanë dalur me një konfirmim zyrtar lidhur me raportimet se këto sulme kanë ardhur nga Rusia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here