LAJME

Reagon ministri Murati për xhirollogarinë e komunës së Suharekës: Qeveria nuk bllokon llogari, e aq më pak komunave

Reagon ministri Murati për xhirollogarinë e komunës së Suharekës: Qeveria nuk bllokon llogari, e aq më pak komunave
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Tetor 2024, 21:27

Minsitri i Financave, Hekuran Murati ka reaguar në lidhje me bllokimin e xhirollogarisë së Komunës së Suharekës.

Ai ka thënë se kjo është gënjeshtër dhe se Qeveria nuk bllokon llogari të komunave.

Tutje Murati ka shkruar se llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet gjyqësore.

Postimi i plotë:

Dezinformatat nuk kalojnë!

Kushdo që pretendon se Qeveria bllokon llogari të komunave, gënjen. Qeveria nuk bllokon llogari, e aq më pak komunave.

Llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e prera gjyqësore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika