Federata e Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, ka reaguar për sulmin ndaj infermierit në urgjencën e QKMF-së në Dragash.Ata e kanë dënuar ashpër sulmin ndaj infermierit, sulm i cili ka ndodhur sot rreth orës 07:30 derisa i njëjti po mbaronte ndërimin e natës.“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dënon ashpër sulmin ndaj infermierit të urgjences në QKMF të Dragashit N.H i cili ka ndodhur sot rreth orës 07:30 min derisa po përfundonte ndërrimin e natës infermieri i urgjences në QKMF të Dragashit N.H është sulmuar verbalisht me fjalë fyese dhe ofenduese nga ana e një pacienti i cili ka shkuar për të marrë shërbim shëndetësor.
Mirëpo kjo gjë nuk ka përfunduar me kaq me ç’rast pacienti së bashku me djalin e tij i kan dal në pritë ne rrugë dhe e kanë sulmuar fizikisht infermierin në fjalë të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore. Me këtë rast infermieri N.H është dërguar me urgjenc në Spitalin e Prizrenit ku ka marrë ndihmën mjekësore pasi që i njëjti siç edhe ka deklarur në polici ka pësuar lendime ne kokë dhe në gjunjë” thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dënon ashpër sulmin ndaj infermierit të urgjences në QKMF të Dragashit N.H i cili ka ndodhur sot rreth orës 07:30 min derisa po përfundonte ndërrimin e natës infermieri i urgjences në QKMF të Dragashit N.H është sulmuar verbalisht me fjalë fyese dhe ofenduese nga ana e një pacienti i cili ka shkuar për të marrë shërbim shëndetësor. Mirëpo kjo gjë nuk ka përfunduar me kaq me ç’rast pacienti së bashku me djalin e tij i kan dal në pritë ne rrugë dhe e kanë sulmuar fizikisht infermierin në fjalë të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore. Me këtë rast infermieri N.H është dërguar me urgjenc në Spitalin e Prizrenit ku ka marrë ndihmën mjekësore pasi që i njëjti siç edhe ka deklarur në polici ka pësuar lendime ne kokë dhe në gjunjë.Si shenjë reagimi nga ana e punëtorëve shëndetësor në oborrin e QKMF-së së Dragashit është mbajtur një protestë e cila ka zgjat nga ora 9:00 deri në ora 10:00.
Sulmin e ka dënuar edhe Zyra Regjionale në Prizren ka reaguar duke shprehur shqetësimin lidhur me sulmin fizik ndaj infermierit të urgjences në QKMF të Dragashit.Veprime të tilla ndaj punëtorëve shëndetësor janë dënueshme, të patolerusheme dhe kërkohet nga organet relevante kompetente që të merren me rastin në fjalë duke i vendos para drejtësisë sulmuesit dhe njëherit punëtorëve shëndetësor t’iu ofrohet siguri më e madhe në vendin e punës.