Home LAJME Reagon drejtori Lamaj: Furnizimi me ujë është kompetencë ekskluzive e KRU “Hidroregjioni Jugor”

Reagon drejtori Lamaj: Furnizimi me ujë është kompetencë ekskluzive e KRU “Hidroregjioni Jugor”

0
Reagon drejtori Lamaj: Furnizimi me ujë është kompetencë ekskluzive e KRU “Hidroregjioni Jugor”

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prizren, Çelë Lamaj, ka reaguar pas prononcimit të zëdhënëses së Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, Nderona Kurtaj, për TV Prizrenin, lidhur me vështirësinë e furnizimit me ujë në Prizren.

Kurtaj, në këtë prononcim, pati theksuar se njëra nga shkaqet kryesore të vështirësimit të furnizimit me ujë të pijshëm në komunën e Prizrenit janë edhe dëmtimet si pasojë e shumë projekteve nga komuna në infrastrukturën e Prizrenit.

Ndërkaq, drejtori Lamaj, tha se furnizimi me ujë i qytetarëve është kompetencë ekskluzive e KRU “Hidroregjioni Jugor”. Sipas tij, komuna e Prizrenit ndihmon me shumë projekte kompaninë “Hidroregjioni Jugor” në shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, por asnjëherë këto investime nuk shkaktojnë problem në furnizim me ujë.

Reagimi i plotë:

“Reagim ndaj të pavërtetave që i thotë zëdhënësja e KRU “Hidroregjioni Jugor” në një prononcim për TV Prizrenin se një prej arsyeve për mos furnizim me ujë janë edhe punët që i bën komuna e Prizrenit në infrastrukturë në shumë rrugë dhe lagje të Prizrenit. Sa për sqarim të opinionit publik komuna e Prizrenit ndihmon me shumë projekte “Hidroregjionin Jugor” në shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, por asnjëherë këto investime nuk shkaktojnë problem në furnizim me ujë, kompetencë ekskluzive e KRU “Hidroregjioni Jugor”. Prandaj, kërkoj nga menaxhmenti i kësaj kompanie që të jenë korrekt në prononcime! Me respekt drejtori i DShP-së, Çelë Lamaj.”, shkruan drejtori Lamaj në reagimin e tij./TVPrizreni/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here