- Reklama -

Reagon ATK pas pushimit te hetimeve ndaj 13 zyrtareve te saj në rastin e 2.8 milionë eurove

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) përmes një komunikatë për media ka reaguar pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka pushuar hetimet ndaj 13 zyrtarëve të saj.

Në komunikatë thuhet se me datë 18.02.2025 (ATK) ka pranuar aktvendimin PP. Nr. 169/23 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda.

- Reklama -

Sipas këtij aktvendimi, Prokuroria ka vendosur të ngrejë aktakuzë ndaj dy pronarëve të kompanive të përfshira në përpjekjen për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme shumën rreth 2.8 milionë euro nga rimbursimi i TVSH-së, përmes faturave fiktive.

Po ashtu, me këtë vendim, janë pushuar hetimet ndaj 13 zyrtarëve të ATK-së.ATK thekson se ky rast është një dëshmi e qartë e përkushtimit të institucionit tonë në luftën kundër keqpërdorimeve dhe mashtrimeve financiare. Edhe pse ATK vlerëson se përfshirja në këtë skemë mashtrimi mund të ketë qenë më e gjerë se dy personat e akuzuar, ky aktvendim konfirmon se ATK ka arritur të parandalojë një dëm financiar rreth 2.8 milionë euro ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës.

Në këtë drejtim, ATK riafirmon përkushtimin e saj për të bashkëpunuar ngushtë me organet e drejtësisë dhe për të përmbushur detyrimet e saj në procedurat gjyqësore ndaj të akuzuarve në këtë rast.

Njëkohësisht, ne zotohemi se do të vazhdojmë luftën kundër çdo dukurie negative, duke përfshirë përpjekjet për të përfituar padrejtësisht nga buxheti i shtetit përmes faturave fiktive dhe çdo forme të mashtrimit fiskal. Gjithashtu, do të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar praktikat e paligjshme që dëmtojnë buxhetin e shtetit dhe besimin e qytetarëve në sistemin tatimor, thuhet në njoftim nga Administrata Tatimore e Kosovës.

 

 

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gara fatale me vetura, Syla pranon fajin  

Arlind Syla e Irfan Hoti dolën para trupit gjykues...

Njihuni me vajzën nga Malisheva – kosovarja e parë që punësohet si inxhiniere softuerike në “NETFLIX”

E reja kosovare Çamerie Mazreku nga Malisheva, ka arritur...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort