Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar në lidhje me lajmin se prokurorja e rastit të ‘pronës në Veternik’ është përjashtuar nga ky rast. Bajqinovci në reagimin e tij në faqen e tij zyrtare në fejsbuk, thotë se nga ky superskandal vetëm ndërrohet nga rasti prokurorja, asgjë më shumë.
Rasti i pronës në Veternik, Bajqinovci: Nga ky superskandal vetëm ndërrohet nga rasti prokurorja, asgjë më shumë!

Ai thotë se në lidhje me këtë rast familja ka ekspozuar fakte sipas të cilëve janë përfshirë edhe eksponent brenda sistemit të drejtësisë.“Pra, nga ky superskandal vetëm ndërrohet nga rasti prokurorja, asgjë më shumë. Ndërkohë, këtu jo vetëm te mbyllja e rastit por edhe te vet prona, familja ka ekspozuar fakte, sipas të cilave qenkan përfshirë edhe eksponent brenda sistemit të drejtësisë” shkruan Bajqinovci raporton TV Prizreni.
Kjo pronë dyshohet se u fitua përmes mashtrimit dhe falsifikimit të dokumentave nga zarfi i ardhur në Prishtinë nga Beogradi në të cilin kinse gjendej historiati i pronës 9 hektarëshe.Reagimi i plotë i Bajqinovcit:
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

