Rasim Demiri pranon detyrën e ministrit të Zhvillimit Rajonal

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|1 orë
Rasim Demiri pranon detyrën e ministrit të Zhvillimit Rajonal

Në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal është zhvilluar ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së ministrit, ku Fikrim Damka ia ka dorëzuar zyrtarisht postin Rasim Demirit. Me këtë rast, Damka i uroi pasuesit të tij suksese në ushtrimin e detyrës, ndërsa gjatë ceremonisë e njoftoi atë me të arriturat në fushën e zhvillimit rajonal, sfidat aktuale dhe objektivat strategjike të ministrisë për periudhën në vijim.

Nga ana e tij, ministri i ri Demiri falënderoi Damkën për kontributin dhe punën gjatë mandatit, duke theksuar se do të vazhdojë me përkushtim realizimin e prioriteteve dhe projekteve në funksion të zhvillimit rajonal.

Në kuadër të ceremonisë, Damka i dorëzoi Demirit një dosje me dokumentacionin përkatës që përfshin mandatin e ministrisë, të arriturat, synimet strategjike dhe projektet në proces. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe ushtruesja e detyrës së sekretares së MZHR-së, Refike Sülçevsi, si dhe drejtorë e zyrtarë të ministrisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika