Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tani deputet i PDK-së në Kuvend, ka folur në lidhje me sulmin ndaj policëve në Skenderaj.
Ai u shpreh se nuk ka punë më fisnike sesa ajo e një polici.
“Në shumicën e rasteve kur policët kanë qenë viktima, realisht vendimet e gjyqësorit kanë qenë në shumicën e rasteve në favor të personave të dyshimtë, apo kanë qenë dënime vetëm sa me iu thënë dënime. Unë them se ky vend ka nevojë ta përkrahë uniformën e shtetit, të mos harrojnë se nuk ka detyrë më fisnike se kjo. Të punojmë për qytetarë nuk do të thotë të sulmosh policët, ushtarët apo këdo që kujdeset për sigurinë e vendit”, u shpreh ai.





