Kryetari i partisë serbe “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”, Nenad Rashiq, ka thënë se beson që Lëvizja Vetëvendosje do ta formojë Qeverinë me komunitetet.
Pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura më 28 dhjetor, konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë, sipas vlerësimit të Rashiqit mund të ndodhin brenda një dite, sepse, siç theksoi ai, “tani nuk ka pengesa që kanë ekzistuar më parë”.
“Tani jemi në një situatë ku Vetëvendosje është fituese absolute, ka shumicën dhe, në këtë rast, me komunitetet pakicë mund të ketë 65, ndoshta edhe më shumë deputetë. Hipotetikisht, ata mund të kenë me siguri 68, që është shumicë; tani varet prej tyre nëse ka nevojë për parti të tjera politike”, ka thënë ai për televizionin publik.





