Deputeti Nenad Rashiq tha se vendimi i djeshëm i KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe zgjedhjet e 12 tetorit, i ndihmon asaj të viktimizohet para serbëve në Kosovë dhe te ndërkombëtarët.
“Duhet të kuptohet se KQZ në atë përbërje është nominnuar nga radhët e partive politike kështu që më shumë ka peshë politike sesa juridike.
Si politikan jam dhe kam qenë kundërshtar i Listës Serbe dhe me gjithë qejf kisha dashur që t’i fitoj ata, por kjo është një mënyrë që përfiton, prolongon dhe i jep Listës Serbe një popullaritet më të madh se kinse janë të penguar, kinse të bllokuar, kinse dikush iu bën diskriminime”, tha Rashiq.
Ai ka thënë se nuk është pro këtyre metodave, si ajo që ndodhi në KQZ dje.





