- Reklama -

Rashiq: Asociacioni është obligim, i takon Qeverisë ta caktojë formën si do të bëhet

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, është.

Në një deklarim për media pasi ia ka dorëzuar çelësat e shtëpisë familjes Stanojeviq në Graçanicë, ai ka thënë se është për respektim të të gjitha marrëveshjeve që janë bërë para Bashkimit Evropian dhe para faktorit ndërkombëtar.

- Reklama -

“Siç e kam thënë edhe më herët, në politikë dhe në institucione nuk mund ta anuloni të gjithë atë që ka ndodhur në mandatin paraprak, që do të thotë se ato obligime mbeten dhe ato obligime duhet të respektohen. Është tek ju ajo se çfarë forme, çfarë dizajni do të prezantohet ajo, kjo është diçka tjetër. Në marrëveshjen e 2015 thuhet se të gjitha këto marrëveshje duhet të jenë në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Për mua kjo është bazë e mirë për Qeverinë e Kosovës që të punojë në atë drejtim”, është shprehur Rashiq.

Sipas tij duhet një tolerancë pozitive nga secili prej faktorëve në këtë aspekt dhe në këtë formë, ai ka thënë se beson që do të mund të krijohet një draft të idesë së çka mund të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Ai ka folrue edhe për tensionet e javëve të kaluara në veri dhe vendosjen e barrikadave atij. Rashiq ka thënë se nuk beson që barrikadat u vendosën për shkak të përfaqësuesve politikë ose individëve të cilët mendojnë ndryshe nga Lista Serbe. “Unë po konsideroj që kjo ka qenë një manovrim i organeve, në veçanti i Listës Serbe, e përkrahur nga Beogradi, për një sigurim të pozitës më të favorshme në drejtim të negociatave e marrëveshjeve për të cilat po supozohet që mund të arrihen brenda vitit 2023, që mund të mos jenë finale, por marrëveshje që drejtojnë palët tek marrëveshja finale”, është shprehur Rashiq.

Sipas tij dorëheqjet kolektive të serbëve nga institucionet e Kosovës kanë qenë gabim, pasi ai ka thënë se në këtë formë serbët kanë humbur rreth 1000 vende të punës.

“E kanë bërë një gabim në hapa ata që kanë urdhëruar serbët në veri që të krijojnë një vakum institucional dhe të sigurisë”, ka thënë ai.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort