LAJME

Raportohet se Specialja ka arrestuar Fahri Fazliun

Raportohet se Specialja ka arrestuar Fahri Fazliun
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Prill 2024, 11:18

Gjykata Speciale ka arrestuar sot Fahri Fazliun, nipin e heronjve të luftës Bahri e Fahri Fazliut.

Burime të KP-së kanë bërë të ditur se ai është arrestuar nga pjesëtarë të EULEX-it.

Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk kanë komentuar lidhur me këtë.

Në shtator të vitit 2023 EULEX-it dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, kishte zhvilluar një aksion bastisjeje në banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu.

Në qershor të vitit 2021 Fazliu pati njoftuar se kishte marrë ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në kuadër të Gjykatës Speciale, siç kishte thënë në cilësinë e dëshmitarit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika