LAJME

Raportohet se janë vjedhur kabllo elektrike dhe vaj në vlerë prej 15 mijë eurosh në “Ibër Lepenc”

Raportohet se janë vjedhur kabllo elektrike dhe vaj në vlerë prej 15 mijë eurosh në “Ibër Lepenc”
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Janar 2026, 10:48

Një vjedhje e rëndë është raportuar të martën në fshatin Korroticë e Epërme të Gllogocit.

Sipas Policisë, ankuesi ka njoftuar se persona të panjohur, me përdorim force, kanë hapur derën e objektit të ndërmarrjes “Ibër Lepenci” dhe kanë dëmtuar trafon që furnizon me energji pompat e ujit.

Të dyshuarit, përveç dëmtimit të trafos, kanë vjedhur kabllo elektrike dhe vaj, duke shkaktuar dëme materiale në vlerë rreth 15 mijë euro.

Rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar nga njësitë kompetente të Policisë./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika