Pjesëtarë të MPB-së së Serbisë, në Medvegjë raportohet të kenë arrestuar një shtetas të Kosovës.Sipas mediave serbe, i arrestuari është E.O, viti i lindjes 1999, dhe vjen nga rrethina e Prishtinës, raporton “rominfomedia”.
Raportohet se është arrestuar një shtetas i Kosovës nga Serbia, dyshohet për vjedhje të druve

Ai raportohet të jetë arrestuar gjatë një aksioni të MPB-së serbe për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve në zonën e komunës së Medvegjës.“Ai dyshohet se ka prerë rreth 30 metra kub dru ahu në zonën e Zonës së Sigurisë Tokësore me tre persona të tjerë të cilët kanë ikur” përmes kufirit. “Policia gjeti në vendngjarje dy traktorë dhe dy sharrë elektrike me motor”, thuhet në njoftim.
I dyshuari me kallëzim penal është dërguar në prokurorinë kompetente në Lebanë dhe pas procedurës Gjykata Themelore i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.Klankosova.tv ka kontaktuar me institucionet në vend të për marrë një konfirmim apo edhe detaje për këtë rast, mirëpo deri në momentin e raportimit nuk kemi pranuar asnjë përgjigje.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Trusti me rekord historik, 312 milionë euro fitim nga investimet në gjashtë muaj

FSK gati për misionin në Gaza, katër pjesëtarë i bashkohen shtabit të misionit

Refuzoi kontrollin doganor në Vërmicë, përballet me gjobë deri në 3 mijë euro

