Tre vajza me prejardhje nga Kosova janë shpallur të zhdukura në Gjermani. Denisa, Anila dhe Suela u nisën me autobus për të vizituar festivalin e qytetit në Lünen, por nuk u panë më.
15, 16 dhe 17 vjeçaret janë në kërkim që nga e shtuna. Një familjar i tyre ishte marrë vesh që t’i priste tek stacioni i autobusëve në Bergkamen, por që asnjëra prej tyre nuk u bë e gjallë atje.
Që atëherë nuk ka pasur asnjë gjurmë prej tyre.






