LAJME

Raportohet për një rast dhunimi në Prizren, viktima dërgohet për ekzaminime gjinekologjike

Raportohet për një rast dhunimi në Prizren, viktima dërgohet për ekzaminime gjinekologjike
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Tetor 2024, 12:56

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit që dyshohet se ka ndodhur më 13 tetor në Prizren.

“Lidhur me rastin në konsultim me prokurorin, viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminime gjinekologjike në QKUK dhe e njëjta vazhdon të trajtohet në QKUK”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Tutje thuhet se njësitet policore në konsultim dhe koordinim me prokurorin janë duke zhvilluar procedurat e mëtejme hetimore lidhur me rastin.

Nuk raportohet për të arrestuar./KOHA/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika