LAJME

Raportohet për dëme nga vërshimet edhe në Malishevë

Raportohet për dëme nga vërshimet edhe në Malishevë
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Nëntor 2022, 12:15

Komuna e Malishevës ka bërë të ditës se erërat e forta gjatë natës të së shtunës dhe reshjet e pandërprera të shiut, kanë shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.

Nga Malisheva është bërë e ditur se ekipet janë në terren.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shqipron Shala, erërat e fuqishme gjatë natës së mbrëmshme, kanë shkaktuar dëme në disa objekte, kryesisht në kulme, të mbuluara me llamarinë, ndërsa gjendja e rrugëve është e mirë dhe aktualisht vështirësi në qarkullim ka vetëm në rrugën “Hamdi Berisha” në Malishevë./koha.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika