LAJME

Raportohet për bastisje në objektin e disa agjencive shtetërore

Raportohet për bastisje në objektin e disa agjencive shtetërore
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Korrik 2025, 10:06

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mëngjesin e së mërkurës ka nisur bastisjet në objektin në të cilin ndodhen disa agjenci shtetërore, përfshirë Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Agjencinë Shtetërore të Arkivave dhe Institutin për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Në oborrin e këtij objekti janë ende të pranishme forcat e Njësisë Speciale, ndërsa për momentin nuk dihet se në cilën nga agjencitë po zhvillohet bastisja./EO

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika