Sipas transparometrit komunal, në mesin e 38 komunava në Kosovë, Komuna e Prizrenit renditet e treta për transparencë sipas Instituti Demokratik të Kosovës (KDI), në partneritet me konsorciumin e organizatave jo qeveritare “Aleanca Qytetare për Transparencë”.
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj e quajti rritje të jashtëzakonshme e transparencës komunale renditjen në vendin e tretë të komunës që e drejton ai.
Ai ka shkruar në facebook për rritje të jashtëzakonshme të “Transparencës Komunale” në komunën e Prizrenit.
“Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në partneritet me konsorciumin e organizatave jo qeveritare “Aleanca Qytetare për Transparencë”, ka publikuar Transparometrin Komunal, ku pasqyrohen te gjeturat e nivelit të transparencës së institucioneve lokale për 38 komunat e Kosovës për gjysmën e dytë të vitit 2022 (korrik-dhjetor).






