Një media në Kosovë sot ka raportuar se në zonën kufitare, përkatësisht në Bervenik të Podujevës janë parë forca serbe.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se bëhet fjalë për patrullime të përbashkëta qe KFOR-i i bën me kontingjente të caktuara, duke realizuar me autoritete policore serbe, ashtu siç realizon edhe me Policinë e Kosovës.
“Lidhur me informacionin e publikuar në disa media/portale, ku thuhej se një qytetar ka parë forcat serbe se kanë hyrë në territorin e Kosovës diku në zonën kufitare, në fshatin Bervenik të komunës së Podujevës, Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë veprime konkrete duke trajtuar këtë informacion.
Bazuar në informacionet zyrtare bëhet fjalë për patrullime të përbashkëta, që KFOR me kontigjente të caktuara, realizon me autoritet policore serbe, ashtu siç realizon edhe patrullime të përbashkëta me njësitet relevante të Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës me njësitet relevante, përfshirë ato kufitare vazhdon patrullimet policore në ruajtje të rendit kushtetues, ofrim të sigurisë dhe parandalim të krimit trans kufitar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani për Reporteri.net.